Skuadra angleze zbulon trajneri e ri nga Spanja

Zhulen Lopetegui është zyrtarisht trajneri i ri i skuadrës angleze Vulverhempton Vanderers. Trajneri bask ulet sërish kështu në një stol, pas shkarkimit nga Sevilja. Skuadra që ka marrë përsipër të drejtojë ish-trajneri i Real Madridit dhe i kombëtares spanjolle garon në Premier Ligë, por është e parafundit në klasifikimin aktual, seriozisht e rrezikuar për të zbritur një kategori më poshtë në sezonin pasues. Aktualisht, Vulverhemptoni ka 10 pikë në 13 ndeshje, një ecuri tejet negative.

 

Sevilla’s head coach Julen Lopetegui shouts out to his players during the Europa League round of 16 second leg soccer match between West Ham United and Sevilla at the London stadium in London, Thursday, March 17, 2022. (AP Photo/Matt Dunham)

Misioni i trajnerit spanjoll duket shumë i vështirë, megjithatë duke qenë i papunë për momentin ka vendosur të provojë fatin në Angli. “Ujqërit” u interesuan për të nënshkruar me trajnerin bask menjëherë pas largimit të tij nga skuadra e Sevilja, ku u shkarkua me nderime, pavarësisht rezultateve të dobëta të fundit.

Skuadra britanike e nisi garën me Bruno Lage në pankinë, por edhe ai u zëvendësua disa javë më parë. Stiv Dejvies ishte në krye në mënyrë të përkohshme deri në ardhjen e Lopetegit. Trajneri spanjoll do të përpiqet të zgjidhë situatën e një skuadre që ndodhet në një krizë të rëndë sportive. Përveç kësaj, nga Anglia po përflitet për ardhjen e mundshme në dimër të Mariano Díaz, sulmuesit madrilen që nuk po llogarit shumë minuta te Reali.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button