Tre skuadra gjigande janë në “gjah” pas talentit brazilian

Talenti Endrick Douglas, është njëri nga talentet më premtues në futboll. 16 vjeçari, po shkelqen te skuadra brazilane Palmieras, dhe klubet e mëdha evropiane kanë nisur menjëher interesimin pë të.

Raportohet se Real Madridi, Paris Sen Zhermeni dhe Çellsi janë tre klubet që janë shumë të interesuara për të nënshkruar me Endrik. Nuk ka ende oferta zyrtare për Palmeiras, kurse klauzola e lirimit është 60 milion euro. Rreth intereseimit për Douglas ka folur edhe babai i 16 vjeçarit.

“Nuk ka asgjë të vendosur për Real Madridin apo ndonjë klub tjetër. Nuk kemi ende preferenca. Ne do të vendosim në muajt e ardhshëm, klubi që do të paguajë atë që do Palmeiras dhe do të na tregojë projektin më të mirë teknik për Endrikun, për atë do të nënshkruajë djali”, ka thënë babai i Endrik Daglasit.

LEXO EDHE:

Back to top button