Skuadra e “Mercedes”-it tani bën tifo për Ferrarin?!

Gjashtë fitore në gjashtë garat e fundit, 7 në 9 garat e para sezonale, tregoijnë se ky sezon po dominohet nga “Red Bull”.  Skuadra e Ferrarit, e nisi më mirë sezonin, duke fituar dy nga tri garat e para, por më tej erdhi përmbysja e madhe e makinës austriake.

Toto Volf, shefi i “Mercedes”-it, shprehet se është në të mirë të këtij sporti që Ferrari të përmbysë situatën, për ta rihapur garën. “Do të ishte bukur sikur Leclerc të udhëhiqte botërorin. Do të ishte mirë për Formula 1”, tha Volff.

“Ferrari nuk i shfrytëzoi mundësitë që pati dhe humbi disi shkëlqimin që kishte në garat e para. Do të ishte më bukur sikur kampionati të ishte i ekuilibruar deri në garën e fundit. Nëse do të mbyllej çdo gjë që në shtator, do të ishte një gabim për sportin tonë”, tha Volf.

LEXO EDHE:

Back to top button