Skuadra gjermane konfirmon rikthimin e yllit kosovar

Ylli i Kosovës, Milot Rashica i është bashkuar skuadrës gjermane Verder Bremenit në stërvitje. Mesfushori kosovar këtë edicion nuk ka qenë në formën e duhur shkaku i lëndimeve, derisa ky i fundit e mbajti jashtë terrenit për një kohë të gjatë.

Mirëpo, Verderi përmes një postimi në tuiter ka zbuluar se Rashica ka harruar lëndimin dhe i është bashkuar skuadrës në stërvitje. Mbetet të shihet nëse Rashica do jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës të Verderit, kundër skuadrës së Bajer Leverkuzenit.

LEXO EDHE:

Back to top button