Slloveni, 43 të vdekur nga COVID-19

Në Slloveni, 2013 raste të reja të koronavirusit u konfirmuan në 24 orët e fundit pasi ishin kryer 6.813 teste dhe 43 persona me COVID-19 vdiqën, njoftoi sot Qeveria sllovene.

Pjesa e testeve pozitive është 29.55 për qind, më shumë se një ditë më parë kur ishte 26.06 për qind dhe kur u regjistruan 45 vdekje në një ditë.

Aktualisht janë 1.280 pacientë në spitale, që është pesë më shumë se dje, nga të cilët 209 janë të sëmurë rëndë në kujdes intensiv, tha zëdhënësi i qeverisë për COVID-19 Jelko Kacin në një konferencë për shtyp.

Numri i përgjithshëm i infeksioneve të konfirmuara që nga fillimi i epidemisë është rritur në 58.945, dhe numri i vdekjeve nga efektet e COVID-19 në 911.

Kryeministri Janez Jansa tha për Planet-TV se disa nga masat e rrepta kufizuese ka të ngjarë të jenë në fuqi deri në fund të këtij viti, kur mund të ketë një lehtësim gradual, në varësi të gjendjes epidemiologjike, transmeton KosovaPress.

LEXO EDHE:

Back to top button