​Prokuroria kërkon që gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së të nisë verën e ardhshme, mbrojtja e quan absurde

Në seancën e sotme në Dhomat e Specializuara në Hagë, ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zyra e Prokurorit të Specializuar propozoi që gjykimi të nisë në verën e vitit 2021.

Kjo u kundërshtua nga mbrojtja, sipas së cilëve duhen së paku 18 muaj për hetime dhe gjykimi mund të nisë në verën e vitit 2022. Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, Davit Hooper e quajti absurd propozimin për fillim të procesit gjyqësor në verën e vitit të ardhshëm.

Prokurorja tha se nuk ka arsye që gjykimi mos të nisë në verën e vitit 2021.

E mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, David Hooper kundërshtoi afatin e Prokurorisë për të nisur gjyqi në qershor të vitit 2021.

Ai tha se mbrojtjes do u duhen së paku 18 muaj deri në fillimin e gjykimit.

Hooper theksoi se Prokuroria ka kryer hetime të gjata mbi 5 vjet dhe ka pasur në dispozicion materiale prej hetimeve të tjera që janë kryer shumë vjet më parë.

“18 muaj do të na duhen para se të mund të fillojmë dhe të mendojmë për fillimin e një gjykimi. Për mendimin tim propozimi që ky gjykim të mund të fillojë në qershor është absurd. Kjo është një çështje e komplikuar, ndoshta do të fillojë në verë, në qershor, por jo vitin e ardhshëm, ndoshta një vit më pas. Këto vlerësime të përafërta janë diskutuar me kolegët e tjerë, e dyta, sa i përket aktakuzës kur ke përpara një aktakuzë që është e redaktuar për shembull një fjali kur thotë “në një ditë” dhe nuk jepet dita apo data, kjo nuk është një format adekuat me fjalë të tjera redaktimi duhet të jetë një shkallë më të vogël dhe materiali duhet të jetë i hapur për mbrojtjen”, tha Hooper.

LEXO EDHE:

Back to top button