Qeveria mund të diskutojë për masa të reja kundër Covid-19, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë

Zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Muhamet Hoxha në konferencën e sotme për shtyp nuk përjashtoi mundësinë që ekzekutivi të diskutojë për masa të reja kundër Covid-19. Hoxha theksoi se Qeveria mund të diskutojë masat pas mbledhjes së nesërme të Këshillit për Siguri Kombëtare.

Në lidhje me: Nesër mblidhet Këshilli i Sigurimit, do të diskutohet gjendja me Covid-19

“Të gjitha opsionet për ballafaqim me pandeminë Covid-19 janë të hapura. Në seancën e djeshme qeveritare nuk është diskutuar konkretisht për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, por pritet që fillimisht të mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare tek presidenti Pendarovski, nuk përjashtohet mundësia që deri në fund të javës qeveria të mbajë mbledhje ku do të merren masa shtesë për ballafaqim me pandeminë Covid-19”, tha mes tjerash Muhamed Hoxha, zëdhënës i Qeverisë.

LEXO EDHE:

Back to top button