Nesër mblidhet Këshilli i Sigurimit, do të diskutohet gjendja me Covid-19

Nesër, me fillim nga ora 12:00 në Kabinetin e Presidentit në “Villa Vodno” do të mblidhet Këshilli për Siguri Kombëtare.

Përveç anëtarëve të rregullt të Këshillit, me ftesë të presidentit Stevo Pendarovski në takim do të merr pjesë edhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Nga Kabineti i Presidentit njoftojnë se në seanca e dhjetë, Këshilli i Sigurimit do të diskutojë situatën aktuale me pandeminë e Covid-19 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe masat dhe aktivitetet e institucioneve kompetente.

LEXO EDHE:

Back to top button