Covid-19, vaksina e Pfizer-BioNTech arrin 95% efektivitet

Pfizer-BioNTech përmirëson vaksinën kundër Covid-19 duke arritur 95% efikasitet për moshën e mesme dhe 94% për personat mbi 64 vjeç. Kështu kompania ka përmbushur kriteret e sigurisë të nevojshme për autorizim urgjent për përdorim.

- Advertisment -

Analiza përfundimtare e efikasitetit të vaksinës tregoi se niveli i mbrojtjes arrin 95% brenda 28 ditëve nga doza e parë – pasi rezultatet e provave të fazës së tretë u publikuan javën e kaluar.

“Nuk ka asnjë shqetësim serioz në lidhje me sigurinë” thuhet në analizë, ku vetëm 2% nga 43,000 vullnetarë kanë raportuar dhimbje koke dhe 3.7% kanë raportuar lodhje, thonë nga kompanitë.

Më 9 nëntor, Pfizer u bë kompania e parë në botë që përfundoi Fazën 3 të provave të vaksinave kundër  koronavirusit, që fillimisht kishte treguar 90% efikasitet.

LEXO EDHE:

Back to top button