Sofja vendos për fatin e Shkupit, propozimi francez në kuvendin bullgar

Sofja vendos për fatin e Shkupit, propozimi francez në kuvendin bullgar

Gazetar: Lluka Andreev

Kuvendi i Bullgarisë e hedh topin te Qeveria për vendimin rreth heqjes së vetos për Maqedoninë, shkruan Alsat. Përgjigja e Sofjes zyrtare për propozimin francez ka ngecur në qorrsokak institucional pasi deputetët në Komisionin për politikë të jashtëm vendosën të mos debatojmë pasi nuk kanë qëndrim nga Qeveria. Sipas deputetëve, do të ishte kundër- kushtetuese nëse ata do të merrnin vendim pa pasur propozim- vendim nga Kirill Petkovi.

“Garantoj, flas nga emri i partisë tonë, se nëse e thirrni Komisionin kur të keni ndonjë qëndrim ose zgjidhje, ne do të jemi këtu dhe do të japim përkrahje”, tha Ekaterina Zaharieva- deputete e GERB-it.

Përplasja mes Institucioneve për përgjegjësinë vjen pasi ish kryeministri Bojko Borisov, tha se do ta mbështesë propozimin francez, por fillimisht duhet të prononcohet Petkovi e më pas edhe Kuvendi.

“Nëse akoma guxon ky frikacak dhe gënjeshtar, që deri dje vetëm gënjente dhe vetëm shpjegonte se sa nuk ka frikë… por nëse inkurajohet, do të ketë 59 deputetë në mbështetje, për t’i dhënë dritën jeshile Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë”, u shpreh Bojko Borisov – President i GERB.

Presidenti bullgar Rumen Radev, është në të njëjtën linjë me Borisovin. Ai ka kërkuar edhe qëndrimin e Qeverisë, i cili më pas do të konfirmohet nga deputetët.

“I bëj thirrje institucioneve përgjegjëse, që të fillojnë të shtojnë parametrat që mungojnë në atë Protokoll dypalësh, sepse nëse nuk specifikohet, vetë korniza negociuese do të humbasë kuptimin e saj. Prandaj i bëj thirrje qeverisë që të mos fshihet pas Kuvendit, dhe të ketë zgjidhje të qarta dhe të përgjegjshme”, theksoi Rumen Radev – President i Bullgarisë.

Për t’iu përgjigjur kritikave të mëparshme të opozitës se do ta ngrejë veton në mënyrë të njëanshme, Petkov vendosi që Parlamenti të vendosë për propozimin francez, dhe me një qëndrim të tillë të udhëtojë në Bruksel. Shefja e kabinetit të Petkovit, Lena Borislavova, tha sot se vendimi nuk do të ndryshohet dhe se gjithçka është në dorën e Kuvendit.

Ndryshe, deputetët nuk kanë përjashtuar mundësinë që të takohen sërish gjatë ditës./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button