Somali, vriten 40 terroristë në operacionin kundër Al-Shabaab

Somali, vriten 40 terroristë në operacionin kundër Al-Shabaab

Në një operacion kundër organizatës terroriste Al-Shabaab nga ushtria e Somalisë, njoftohet se janë vrarë 40 anëtarë të organizatës.

Abdiaziz Ahmed, nga ushtria somaleze, ndau informacionin se një operacion u ndërmor kundër Al-Shabaab në rajonin Shabeli i Mesëm.

Ai theksoi se në operacionin e kryer së bashku me Shërbimin e Inteligjencës Kombëtare të Somalisë (NISA) u neutralizuan 40 anëtarë të organizatës.

Në Somali, teksa vazhdojnë operacionet kundër Al-Shabaab, organizata kryen shpesh sulme që kanë në objektiv qendrat e vendbanimeve dhe pikat ushtarake.

LEXO EDHE:

Back to top button