Sonte në Magazina Ekonomike – Debat i ashpër për ligjin e ri për përmbarim

Sonte në Magazina Ekonomike – Debat i ashpër për ligjin e ri për përmbarim

Përgatitet ligj i ri për përmbarim. Kategoritë e rënda të qytetarëve paratë e ndihmës sociale apo ndihmave tjera financiare nga shteti t’i marrin në llogari të veçantë.

Në atë mënyrë përmbaruesit nuk do të mund t’i marrin ato para nëse qytetari ka vendim ekzekutiv për pagesën e borxhit.

Në Magazinën Ekonomike që transmetohet sonte në orën 22:00 në Alsat zhvillohet debat i ashpër mes aktivistëve dhe përmbaruesve.

“Sot qytetarët kanë procedurë përmbaruese ndërsa ju i mbani në sirtar që t’u rritet kamata. Prandaj, nëse ngrihet kamata edhe për 1000 denarë, ju thonë të vërtetën, qytetarët për 1000 denarë paguajnë 9000 denarë. Nuk kemi bërë asgjë, çfarë ndryshimesh, çfarë marrëzish. Qytetarin nuk e intereson nëse z. Stankoviq do të bëjë një procedurë përmbarimore apo jo. Të punosh për rrogë, në gjykatë për borxh 1000 denarë do të paguajë 1500 dhe të gjithë do të jetojmë të qetë”, tha Marjan Risteski aktivist.

“Kur kamata vjen te përmbaruesi, sipas rregullit ajo ka rrjedhur për disa kohë. Sapo përmbaruesi e merr lëndën, çdo zyrë është e ndryshme, por si rregull, pas një, dy, tre, deri në katër ditë, ai e lëshon urdhrin për borxhliun”, u shpreh Gordan Stankoviq përmbarues./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button