Sonte përballja e parë e gjysmëfinales në Champions

Sonte zhvillohet ndeshja e parë e gjysmëfinales në këtë sezon në Ligën e Kampionëve, kur në stadiumin “Itihad” në Mançester, skuadra e Man. Sitit përballet me Real Madridin. Është edhe një përballje e liderëve aktual të kampionatit të futbollit në Angli dhe në Spanjë.

Man. Siti vjen në këtë takim me probleme të shumta në skuadër. Emra si Zhoao Kanselo, Kajll Uallker e Xhon Stouns me shumë gjasë nuk do të jenë në dispozicion të Pep Guardiola. I pari mungon për shkak të kartonëve, kurse dy të tjerët janë të lënduar.

Në anën tjetër Karlo Ançeloti, do të duhet të bëjë llogaritë e tij pa mesfushorin brazilian, Kasemiro, ndërsa në dyshim është edhe Alba. Ndeshja mes Man. Sitit dhe Real Mardidit, do të nis në orën 21:00.

LEXO EDHE:

Back to top button