Bostoni me “fshesë” ndaj Bruklinit, kalon në gjysmëfinale

Skuadra e Boston Seltikut është e para që kalon në raundin e dytë të play off-it, duke eliminuar skuadrën e Bruklin Netsit me rezultat 4-0 në fitore. Skuadra e Bostonit shënoi fitore me rezultat 116:112 edhe në ndeshjen e katërt ndaj Bruklin Nets. Xhejson Tatum ishte më i dalluari në radhët e Selltikut, me 29 pikë të shënuara, ndërsa Kevin Durant shënoi 39 pikë në radhët e Bruklin Netsit.

Skuadra e Toronto ka marrë një fitore me rezultat 103:88, për të çuar serinë në 3:2 ndaj Filadelfia-s. Siakam kontriboi me 23 pikë, derisa Anunoby dhe Trent JR shtuan nga 16 pikë. Në radhët e Filadelfia-s, më i dalluari ishte Xhoel Embiid me 20 pikë, ndërsa Harden shtoi 15 pikë.

Ndeshje interesante ishte edhe ajo mes Dallasit dhe Juta Xhazit, ku rezultati i serisë shkon në 3:2 në favor të Dallasit. Donçiç shënoi 33 pikë në këtë ndeshje, duke udhëhequr skuadrën e tij drejt një fitoreje të madhe. Të dyja ndeshjet tani mund të vendosën në ndeshjen e gjashtë.

LEXO EDHE:

Back to top button