Ançeloti: Dilema është në mes Rodrigos dhe Kamavingas

Karlo Ançelotti ka dhënë disa komente para ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, në të cilën skuadra e tij, Real Madridi luan përballë Mançester Sitit.

Real Madridi do të ketë kundër një prej skuadrave më të mira në botë aktualisht – nëse jo më të mirën – dhe Ançeloti e di se do të jetë shumë e vështirë për të. Tekniku italian ka dilemat e tij për formacionin. Eduardo Kamavinga apo Rodrigo? Kjo është një prej dilemave.

“Dyshimi qëndron nëse starton Rodrigo apo Kamavinga. Kur Man. Siti ka topin, nuk mund vetëm të mbyllesh. Duhet ta merrni topin dhe të përfitoni nga mundësitë”, ka thënë Ançeloti.

Trajneri Italian pritet që në këtë ndeshje të mos e ketë Kasemiron. Në anën tjetër, Pep Guardiola me shumë gjasë do të jetë pa Kanselon, Uallkerin dhe Stounsin.

LEXO EDHE:

Back to top button