Makina jokompetitive, Mercedesi i kërkon falje Luis Hamiltonit

Piloti britanik Luis Hamilton, u ndal në vendin e 13-të, në garën e fundit në Imola. Ai nuk ishte në asnjë moment në mundësi që të duelonte për zonën e pikëve, duke qenë i zhgënjyer nga rezultati.

Edhe te Mercedes e kanë pranuar se makina që i kanë vënë në dispozicion pilotit britanik këtë sezon nuk është ajo që të gjithë prisnin. Për këtë arsye, Toto Volf, i ka dhënë një mesazh Luis Hamiltonit, ku kërkon ndjesë për këto paraqitje.

“Të kërkojmë ndjesë Luis për atë që po kalon dhe që në Imola kishe një makinë të tillë. E di që ajo makinë është e vështirë për t’u pilotuar. E dimë që ky nuk është rezultati që ti dhe ne synojmë në garë.

Gara e fundit ishte e tmerrshme, të kërlojmë ndjesë për këtë gjë. Po punojmë fort për të dalë nga kjo situatë”, tha Toto Uolf, drejtori sportiv i Mercedes.

 

“Mos u mërzit Toto, le të vazhdojmë të punojmë fort”, ishte përgjigjja e Hamiltonit, që mbështet skuadrën e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button