Sopotasit kërkojnë 48 milionë denarë dëmshpërblim nga qeveria

Sopotasit kërkojnë edhe zyrtarisht dëmshpërblimin nga Qeveria. Katër ish të dënuarit në mungesë; Selman Jahiji, Bashkim Ukshini, Afrim Ukshini dhe Musa Klaiqi kërkojnë t’u shpaguhet njollosja e integritetit personal dhe familjar me vlerë prej 48 milion denarësh. Qeveria konfirmoi informacionin duke njoftuar se kërkesa e Avokatit të Shtetit për marrëveshje do të shqyrtohet në mbledhje të Qeverisë.

“Një kërkesë e tillë nga Avokat i Shtetit ka arritur në Qeveri. E njëjta do të shqyrtohet dhe debatohen në mbledhje dhe për vendimin e Qeverisë do të njoftoheni në kohë- deklaroi Muhamet Hoxha, Zëdhënës i Qeverisë.

Procedura gjyqësore është pezulluar deri në qëndrimin e Qeverisë e cila duhet prononcohet nëse pranon marrëveshje me Sopotasit apo do të vendosë vazhdimin e procesit gjyqësor. Mbrojtja e të dënuarve në rastin Sopoti kërkon mirëkuptimin e Qeverisë, pasi procesi gjyqësorë rrezik të zgjatë ndër vite dhe mbi gjitha ka kosto të lartë për të gjitha palët. Paraprakisht ata kërkuan marrëveshje me Ministrinë e Drejtësisë, por ky dikaster kishte kërkuar që procesin ta vazhdojnë në gjyq nga ku edhe duhet ta fitojnë drejtësinë e tyre. Kjo ministri njëjtë kishte vepruar edhe ndaj grupit të parë të personave që morën dëmshpërblim për pafajësinë e tyre, ndërsa në mënyrë plotësuese Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve kishte tentuar sabotimin e procesit përmes procesverbaleve të rrejshme mbi ditët e kaluara në burg. Më 7 mars të vitit 2019 Qeveria dëmshpërbleu 6 ish të dënuarit në rastin Sopoti me 73 milion denarë. Në këtë grup ishin personat të cilët kishin vuajtur dënimin me burg për veprën terrorizëm.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button