Sot nis ora policore në Shqipëri

Nga sot, në Shqipëri nis zbatimi i masave të reja shtrënguese të vendosura nga Komiteti i Ekspertëve për të parandaluar përhapjen e pandemisë së koronavirusit, duke qenë se shifrat e ditëve të fundit janë vërtetë shqetësuese. Nga sot do të rikthehet ora policore,  qytetarët nuk do të lejohen të qarkullojnë pas orës 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit, vetëm nëse kanë arsye pune apo shëndetësore.

Gjithashtu në këtë orë do të mbyllen të gjitha baret dhe restorantet, përjashtuar ato të shërbimit “delivery”.

Për shkak të rritjes së infektimeve në moshat e reja, Komiteti i Ekspertëve vendosi në mbledhjen e tij dhe kalimin e mësimit online të gjimnazeve në ato që konsiderohen “zona risku”, që përfshijnë 10 bashkitë më të mëdha të vendit.

Këto masa të reja do të qëndrojnë në fuqi për 14 ditë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 88.671 dhe numri i të vdekurve në 1.503, ndërsa që nga paraqitja e pandemisë numri i të shëruarve ka shkuar në 53.616. Institucionet shëndetësore që nga fillimi i pandemisë kanë kryer gjithsej 398.325 testime për personat e dyshuar për COVID-19.

LEXO EDHE:

Back to top button