Zejtarët kundër propozimit “e diela ditë jo pune”

Ulje e të ardhurave, turma më të mëdha të shtunën për shoping, numër më i ulët i turistëve dhe të punësuarve. Këto janë disa nga pasojat negative që ka evidentuar Oda e Zejtarëve, nëse e diela shpallet ditë jo pune. Oda e Zejtarëve thotë se zgjidhja e tillë do të ishte fatale për këtë sektor, sepse shumica e turistëve vizitojnë dyqanet e zejeve gjatë fundjavës.

“Nëse nuk punojnë pazaret, qendrat tregtare ku turistët mund të vijnë të dielën, do të ketë humbje katastrofike për zanate të caktuara. Rënia do të jetë më e madhe se gjatë gjithë javës, nëse kemi punuar me klientët tanë ose myshterinjtë një javë, me turistët do të punojë një ditë dhe mund të bëjë po aq qarkullim sa ka bërë tërë javën”, tha Agron Fazliji, kryetar i Odës së Zejtarëve.

Draft-versioni i propozim-ligjit është që të dielën të mos punojnë vendet më të vizituara nga qytetarët dhe qendrat tregtare.

“Qendrat e mëdha tregtare kanë vendosur të heshtin derisa ta shohin propozim-ligjin i cili parasheh që e diela të jetë ditë jo pune. Sipas vlerësimeve, gjysma e qarkullimit total që ata e realizojnë nga e hëna deri të premten, pra në ditët e punës, realizohet vetëm në një ditë, respektivisht të dielën.”

Qëndrimi  i odave është se Qeveria duhet të kishte bërë analizë të kujdesshme përpara se të merrte një vendim të tillë.

“Është e nevojshme të parashihen përjashtime pasi ekzistojnë procese të caktuara në vend që nuk mund dhe nuk duhet të ndalen pasi ka sektorë që duam t’i stimulojmë nga të cilët kemi të ardhura të mëdha në vend dhe me ndalimin e të cilëve jo vetëm që do të dëmtohet buxheti por edhe do të ulej numri i vendeve të punës”, pohoi Danela Arsovska, kryetare e Lidhjes së Odave Ekonomike.

Sipas planit, të dielën planifikohet të punojnë pikat e karburantit, tregtia e energjisë elektrike, të gjitha llojet e transportit, sektori i gastronomisë, mediat, spitalet, sektori i telekomunikacionit, shërbimi i zjarrfikësve, shërbimet mortore, shërbimet komunale, muzetë, kopshtet zoologjike dhe shumë të tjerë.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button