Sot nuk qarkullojnë autobusët e linjave 19, 20, 22, 52 dhe 54, ky është shkaku

Sot nuk qarkullojnë autobusët e linjave 19, 20, 22, 52 dhe 54, ky është shkaku

Për shkak të borxhit të papaguar nga NQP dhe qyteti i Shkupit sot nuk janë duke qarkulluar linjat e autobusëve me numër 19, 20, 22, 52 dhe 54.

Pronari i kompanisë, Milorad Dimitrijevski, kërkon takim urgjent me menaxhmentin e NQP-së dhe qytetit të Shkupit.

”Për shkak të borxheve të papaguara nga NQP, është vënë në pikëpyetje funksionimi normal i transportit publik. Konkretisht, borxhi aktual i NQP ndaj kompanisë Makexpress transport është mbi 30 milionë denarë dhe ky borxh po rritet çdo ditë”, deklaroi një ditë më pare Milorad Dimitrijevski.

Ai kërkon pagesën e borxhit për muajin gusht, shtator dhe tetor dhe të fillojë me pagesë të rregullt të avanseve javore për transportin e ekzekutivit.

LEXO EDHE:

Back to top button