Sot, Papa Françesku bëri thirrje që popullatës së Rripit të Gazës t’i garantohet “qasja e sigurt” në ndihma humanitare

Sot, Papa Françesku bëri thirrje që popullatës së Rripit të Gazës t'i garantohet "qasja e sigurt" në ndihma humanitare

Sipas një vlerësimi të Kombeve të Bashkuara, uria kërcënon popullsinë e këtij territori të bllokuar, i cili ka qenë nën sulmin izraelit që nga fillimi i luftës midis Hamasit islamik dhe Izraelit.

– Çdo ditë me trishtim në zemrën time mbaj vuajtjet e njerëzve në Palestinë dhe në Izrael, për shkak të armiqësive të vazhdueshme, tha Papa pas lutjes së Engjëllit në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

“Unë inkurajoj vazhdimin e negociatave për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe në të gjithë rajonin, në mënyrë që të gjithë pengjet (izraelitë) të lirohen dhe të kthehen te të afërmit e tyre që presin me ankth, dhe popullsia civile (palestineze) të ketë akses të sigurt në ndihmën humanitare. për të cilën ata kanë nevojë urgjente”, tha Papa dhe bëri apel për ndërprerje të menjëhershme të armiqësive.

LEXO EDHE:

Back to top button