Sot pritet të arrijnë në Kosovë testet që mund ta zbulojnë variantin Omicron

Omicron, varianti i koronavirusit që ka shqetësuar shumë vende të botës nuk është shfaqur ende në Kosovë. Megjithatë, po merren masat që të kryhen teste në IKSHPK për konfirmimin e këtij varianti.

Kështu ka deklaruar për Telegrafin, zëdhënësja e IKSHPK-së, Era Pireva e cila ka bërë të ditur se pritet që testet që detektojnë variantin Omicron të arrijnë sot në Kosovë.

“Varianti Omicron i SARS-CoV-2 mund të detektohet edhe me RT PCR test që në mënyre specifike e shënjon (targeton) ndonjë nga mutacionet e S proteinës së SARS-CoV-2. RT PCR kitet e këtilla të porositura nga IKSHPK priten te arrijnë në Aeroportin e Prishtinës me datën 23.12.2021 dhe varet nga procedurat e zhdoganimit se sa shpejt do të arrijnë në IKSHPK, kështu që shumë shpejt do të kryhet konfirmimi i variantit Omicron te SARS-CoV-2 ne IKSHPK”, ka thënë Pireva.

Ndërkohë, IKSHPK është duke dërguar mostra pozitive në Gjermani për konfirmimin e pranisë së variantit Omicron. Kosova është ende në pritje të këtyre rezultateve.

LEXO EDHE:

Back to top button