Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përshëndeti sot miratimin e Hungarisë për anëtarësimin e Suedisë në Aleancë, pasi parlamenti hungarez ratifikoi kërkesën e Suedisë.
Stoltenberg theksoi se zgjerimi i NATO-s në Suedi do ta bëjë Aleancën më të fortë dhe më të sigurt.
Parlamenti i Hungarisë miratoi sot një ligj që lejon Suedinë të anëtarësohet në NATO, duke i hapur më në fund rrugën vendit nordik për t’iu bashkuar aleancës së mbrojtjes perëndimore.








