Sot zgjidhet rektori i ri i Universitetit të Tetovës, në garë tre kandidatë për mandatin 2026–2029
Universiteti i Tetovës sot mban zgjedhjet për rektorin e ri për mandatin 2026–2029, ku në garë janë tre profesorë. Për postin e drejtuesit të universitetit kandidojnë rektori aktual, profesori Jusuf Zejneli, si dhe profesorët Fehari Ramadani dhe Kushtrim Ahmeti.
“Pas përfundimit të votimit, Komisioni Universitar i Zgjedhjeve do të bëjë përmbledhjen dhe verifikimin e rezultateve të dorëzuara nga njësitë akademike, ndërsa rezultatet zyrtare të zgjedhjeve do të publikohen pas përfundimit të të gjitha procedurave të parapara”, njoftuan nga UT.
Pas përfundimit të procesit të votimit, njëri prej tyre pritet të zgjidhet rektor i Universitetit të Tetovës për mandatin e ardhshëm. Konkursi për zgjedhjen e rektorit të ri u shpall më 4 maj dhe ishte i hapur deri më 13 maj.









