Spanja dhe Argjentina në “luftë” për talentin e Man. Junajtedit

Derisa Spanja dhe Argjentina “zihen” mes tyre për të siguruar shërbimet e mesfushorit 18-vjeçar Alejandro Garnaço në kombëtaret përkatëse, skuadra e Man. Juanjtedit ka arritur t’i rinovojë kontratën lojtarit. Sipas “Daily Mail”, palët kanë rënë dakord për një marrëveshje 5-vjeçare.

Një marrëveshje afatgjatë, që e lidh deri në vitin 2028 Alehandro Garnacho me “Djajtë e Kuq”, ku këtë sezon ka realizuar 2 gola në 13 ndeshje në Premier Ligë. Ky është sezoni i dytë për lojtarin në Premier Ligë, ku gjithnjë e më shumë po aktivizohet nga trajneri Erik ten Hag.

Kontrata aktuale e Garnaços skadon në verën e vitit 2024, por ajo do të shtyhet deri në vitin 2028 edhe me një përmirësim të ndjeshëm të rrogës. Trajneri Ten Hag e konsideron si mjaft të rëndësishëm lojtarin, pjesë e projektit të tij, ndaj i ka kërkuar klubit të rinovjë kontratën.

LEXO EDHE:

Back to top button