Spanja dhe Portugalia kanë përsëri energji elektrike
Energjia elektrike është rikthyer pothuajse plotësisht në të gjithë Spanjën dhe Portugalinë pas ndërprerjes masive të djeshme që shkaktoi kaos në të dy vendet.

“Energjia elektrike është rikthyer pothuajse plotësisht në të gjithë Spanjën pas ndërprerjes së madhe, me rreth 99.16% të furnizimit me energji elektrike të rikthyer deri në orën 6 të mëngjesit”, tha këtë mëngjes operatori i rrjetit elektrik Red Eléctrica.
Në Portugalinë fqinje, energjia elektrike është rikthyer gjithashtu në shumicën e familjeve. “Rreth 95% e 6.5 milionë klientëve të vendit janë rikthyer në rrjet”, njoftoi operatori i rrjetit elektrik RTP.
Arsyeja zyrtare e ndërprerjes është ende e panjohur. Miliona njerëz në Spanjë dhe Portugali mbetën në errësirë pas një ndërprerjeje të papritur të energjisë elektrike, rrjetet e komunikimit u ndërprenë, semaforët ndaluan së punuari dhe ashensorët u bllokuan.
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, në një fjalim televiziv dje në mbrëmje, premtoi se energjia elektrike do të rikthehet deri të martën. Ai nuk specifikoi arsyen e ndërprerjes, por tha se nuk përjashtohet asnjë mundësi.