Spanja ndal ecurinë pa disfatë të Italisë

Kombëtarja e Spanjës është në finale të edicionit të sivjetshëm të Ligës së Kombeve, pasi që në gjysmëfinale mundi kombëtaren e Italisë me rezultat 2-1. Ishin mysafirët ata që gjetën golin e parë në min e 17’ përmes Ferran Torres, pas asistimi të Mikel Oyarzabal. Përkundër rasteve që kishin Federiko Bernardeski e Lorenzo Isinje, Italia nuk arriti të barazojë rezultatin dhe në nivel të detyrës ishte portieri spanjoll Unai Simon. Gjërat për Italinë u vështirësuan në min e 42’ kur me karton të kuq u largua Bonuçi, me karton të dytë të verdhë. Ndërkohë në fund të pjesës së pare, Torres shënoi golin e dytë personal për rezultatin e pjesës së parë 0-2.

Pjesa e dytë nisi me dominim të plotë të spanjollëve që menaxhonin epërsinë përmes mbajtjes së gjatë të topit dhe ‘Furia e Kuqe’ kishte disa mundësi të thellonte epërsinë, por pa arritur të shënojnë. Ishte minuta e 83’ kur italianët ngushtuan rezultatin me golin e Lorenzo Pellegrinit.

Në minutat e mbetura ekipi i Roberto Mancinit u përpoq të barazonte gjithçka dhe të dërgonte ndeshjen në vazhdime. Megjithatë Spanja u mbrojte mirë në fund dhe arriti të fitojë 1-2 duke u kualifikuar në finale të Ligës së Kombeve.

Spain’s Ferran Torres, right, celebrates with teammates after scoring during the UEFA Nations League semifinal soccer match between Italy and Spain at the San Siro stadium, in Milan, Italy, Wednesday, Oct. 6, 2021. (AP Photo/Antonio Calanni)

 

Kujtojmë se Italia pësoi disfatën e parë pas 37 ndeshjeve radhazi, pa pësuar disfatë. Ndërohë Spanja në finale takohet me fituesin e ndeshjes Francë – Belgjikë që luhet gjatë ditës së enjte.

LEXO EDHE:

Back to top button