Spanja ngre alarmin/ Mafia shqiptare “mbret” i drogës, organizatat janë shtrirë në Ekuador dhe Britani

Spanja ngre alarmin/ Mafia shqiptare “mbret” i drogës, organizatat janë shtrirë në Ekuador dhe Britani

Mafia shqiptare në Spanjë, pa ngritur shumë dyshime, ka arritur të marrë nën kontroll një pjesë të madhe të tregut të marijuanës. Fillimisht ishte heroina dhe tani kombinojnë plantacionet me trafikun e kokainës.

Mafia shqiptare zbarkoi në Spanjë në vitet 1990. Kur mbërritën u bënë të njohur kryesisht për trafikim njerëzish dhe heroinë.

Megjithatë, me kalimin e viteve, këto organizata të rrezikshme kriminale, ku përfshihen qytetarë të Shqipërisë dhe Kosovës janë rritur në mënyrë eksponenciale, duke u bërë mbretërit e trafikut të drogës në Spanjë dhe në pjesë të tjera të planetit si në Mbretërinë e Bashkuar apo Ekuator. Fillimisht ishte heroina, pastaj kokaina, dhe tani kanë shtuar kultivimin dhe trafikimin e marijuanës.

Që nga viti 2017, që përkon me alarmin e parë të dhënë nga Mossos d’Esquadra për ardhjen e grupeve kriminale në Katalonjë të dedikuara ndaj trafikut të marijuanës, shqiptarët i kanë fokusuar burimet e tyre në këtë lloj “biznesi”, duke ngritur makro plantacione në të gjitha cepat e Spanjës, por veçanërisht në bregun lindor dhe në Katalonjë.

Investimi që bëjnë është shumë i vogël dhe përfitimi është i menjëhershëm. Kapitali i investuar mund të rikuperohet menjëherë, sipsa Policisë Kombëtare, të cilët paralajmërojnë rrezikun e këtyre organizatave, të cilat kanë marrë nën kontroll një pjesë të madhe të tregut të marijuanës në Spanjë.

“Deri më tani, klanet shqiptare të pranishme në Spanjë kanë vepruar shumë më në fshehtëso në krahasim me mafiozët e tjerë ndërkombëtarë.

Ata që janë të përkushtuar ndaj trafikut të drogës kanë një profil të ulët ,pa e turpëruar veten për të kryer krime publike, duke pushtuar tokën pa krijuar frikë ”,sipas të njejtave burimeve.

Edhe pse janë shumë të dhunshëm, zakonisht nuk e shfaqin në publik. Në këtë mënyrë, ata mund të kalojnë më pa u vënë re për të vazhduar prodhimin e marijuanës në një shkallë të gjerë dhe më pas ta kalojnë në Europë.

Metoda e tyre e prodhimit në shkallë të gjerë përfshin plantacione të mëdha, të vendosura normalisht në magazina industriale ose shtëpi për një familje. Në të njëjtën kohë, për mbarëvajtjen e të korrave, dhe garantimin e një korrje të mirë, bosët shqiptarë shfrytëzojnë bashkatdhetarët që mbërrijnë në Spanjë me leje qëndrimi të përkohshme (90 ditë).

Më pas mbyllen në plantacione për të kryer funksionet e “kopshtarit”, nuk mund të largohen nga ambientet dhe jetojnë të shfrytëzuar duke kultivuar dhe monitoruar, derisa të mbarojë leja dhe të kthehen. Mirëpo gjatë ditëve të punës në plantacion nuk kanë asnjë kontakt me jashtë.

Ata priren të jenë burra, prindër, pa shumë burime dhe shumica (90%) pa histori të mëparshme. Në këtë mënyrë, nëse arrestohen, shanset për të hyrë në burg janë më të vogla, raporton abcnews.al.

Klanet shqiptare kanë filluar të krijojnë aleanca me klanet familjare spanjolle, të cilat historikisht kanë udhëhequr tregun e marijuanës.

Inspektori Toni Salleras, Shefi i Zonës Qendrore të Krimit të Organizuar të Mossos, deklaroi për ELTAQUIGRAFO.COM se “ organizatat kriminale blejnë prodhime nga prodhuesit vendas, duke krijuar kështu sinergji midis grupeve të huaja dhe kombëtare.

Pikërisht, këto aleanca kanë filluar të krijohen në një kohë lufte për të parë se kush mund të fitojë më shumë terren në paradigmën e re të “marijuanës” në Katalonjë,  aktualisht prodhuesi kryesor i marijuanës në të gjithë Europën.

Megjithatë, këto organizata kriminale nuk janë kufizuar vetëm në Spanjë, por prania e tyre shtrihet në pjesë të tjera të planetit. Në Mbretërinë e Bashkuar, për shembull, ata udhëheqin tregun e kokainës, i cili është edhe vendi europian që konsumon më shumë këtë lëndë narkotike, raporton abcnews.al

Aty, përveç kësaj, ata kanë blerë shumë restorante në Londër për të pastruar paratë e paligjshme.

Nga ana tjetër, nëse kalojmë nga kontinenti i vjetër në kontinentin e ri, klanet shqiptare mbërritën në Ekuador disa vite më parë, konkretisht në qytetin e Guayaquil, porti i të cilit është kthyer në një element kyç në logjistikën e trafikut ndërkombëtar të drogës në dy vitet e fundit. Çuditërisht, ata u vendosën në Amerikën e Jugut falë N’drangueta , mafies kalabreze që e ka pozicionuar veten si më të fuqishmit dhe më të rrezikshmit në botë.

Klanet kalabreze besuan te emisarët shqiptarë për të hapur rrugë të reja nga Guayaquil.

Në këtë mënyrë, ndër vite, klanet shqiptare kanë fituar besimin e të gjitha organizatave kriminale ndërkombëtare. Këtë prestigj ata e kanë arritur kryesisht për shkak të frikës që ngjallin, dhe është se, megjithëse në Spanjë vazhdojnë me një profil të ulët  kalojnë pa u vënë re në të njëjtin vend ku kalojnë pushimet e tyre, në pjesën tjetër të botës ata janë shumë të dhunshëm”.

LEXO EDHE:

Back to top button