Spanjë, zjarret në jug të vendit ende jashtë kontrollit

Mbetet jashtë kontrollit zjarri i shpërthyer të mërkurën e kaluar në provincën e Malagas, në Spanjën Jugore.

Zjarri u përhap në disa bashki të vendosura pranë Sierra Bermeja, një zonë malore e karakterizuar nga një reliev që e ndërlikon punën e shuarjes.

“Zjarri vazhdon në Sierra Bermeja. Vazhdoni të luftoni centimetër për centimetër për përmbajtjen e këtij zjarri shkatërrues”, shkroi në Twitter president i rajonit të Andaluzisë, Juanma Moreno.

Gjatë ditës së djeshme dhe pas më shumë se 72 orësh pune të vazhdueshme për të kontrolluar flakët, vetë zjarri është e komplikuar përsëri, duke bërë që autoritetet të evakuojnë të tjerë njerëz, përveç rreth 1 000 tashmë të evakuuar.

Në total, rreth 7 400 hektarë janë djegur, sipas informacioneve të fundit të dhëna për median spanjolle.

LEXO EDHE:

Back to top button