Spanjollët marrin frymë më lehtë, s’ka raste pozitive me “Covid 19”

Kombëtarja e Spanjës ka testuar të gjithë lojtarët, pasi mesfushori Serhio Buskets doli pozitiv me “COVID-19”. Buskets doli dje me rezultat pozitiv, derisa ky i fundit ishte titullar në miqësoren ndaj Portugalisë.

Pas testimeve të bëra, Spanja ka konfirmuar se të gjithë lojtarët kanë dal negativ.

“Të gjithë lojtarët, stafi i plotë i kombëtares kanë dal negativ. Spanja do vazhdojë të bëjë testimet për të gjithë futbollistët”, thuhet në komunikatën e Federatës Futbllistike të Spanjës.

Ndërkohë, Spanja U21 do ta zhvillojë miqësoren ndaj Lituanisë

LEXO EDHE:

Back to top button