“Gjuha shqipe”, Spasovski: “Drejtori Sela nuk ka kërkuar takim me mua”

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski deklaroi sot se dikasteri që ai drejton respekton dhe zbaton të gjitha ligjet pozitive, përfshi edhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Ai madje u shpreh se drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve, Ylber Sela nuk ka kërkuar takim me te.

“Drejtori Sela nuk ka kërkuar takim, përndryshe do ta pranoja me shumë dëshirë. Ndryshe Ministria për Punë të Brendshme absolutisht respekton ligjet dhe dispozitat ligjore të ligjit për gjuhët. Nuk është mirë të konstatohet, sa për të pasur një temë për të biseduar”, tha Spasovski derisa u përgjigj në pyetjet lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe në dikasterin që ai drejton.

Ndërkohë i pyetur se deri ku është procedura e vetingut në MPB, ministri Spasovski informoi se MPB-ja do të vazhdoj me pastrimin e radhëve të saja.

“Vlerësoj se të gjithë ata që kanë gisht në aktivitete kriminale, struktura, nuk mundet dhe nuk guxojnë të jenë pjesë e MPB-së, në rast se dëshirojmë që të kemi luftë serioze kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ne do ti qasemi maksimalisht këtij procesi”, tha Spasovski.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button