Tramezani në stolin e skuadrës së mirënjohur kroate

Paolo Tramezani është emëruar trajner i ri i Hajduk Split, i cili firmosi kontratë deri në verën e vitit 2022. Trajneri i ri i skuadrws kroate, ka qenë krahu i djathtë i De Biasi në kombëtaren e Shqipërisë, i konsideruar si truri i suksesit kuqezi, në kualifikimin historik në “Euro 2016”.

Tramezani pas eksperiencës si ndihmës trajner i De Biazit, vazhdoi të drejtojë Luganon dhe Sionin në Zvicër, para se të shpallet kampion me Apoellin në Qipro. Pastaj vazhdoi te Livorno, ndërsa së fundit ishte pjesë e skuadrës së Sionit. Stafi trajnues i Tramezani te Hajduk Split, do të përfshijë gjithashtu ndihmësin e tij të parë, Atila Malfatin, dhe Valerio Zudas.

 

LEXO EDHE:

Back to top button