Spasovski: Hetimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes nuk mund të bëhet në media, por në Prokurori
Spasovski: Hetimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes nuk mund të bëhet në media, por në Prokurori

Pavarësisht se mbeten edhe shumë paqartësi rreth vrasjes makabre të 14 vjeçares Vanja, dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi, Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski thotë se nuk mund të ndajë më shumë detaje me publikun. Sipas tij, hetimi po zhvillohet në Prokurorinë Publike dhe jo në media. Spasovski shtoi se spekulimet dhe informatat që plasohen në media mund ta dëmtojnë procesin e hetimit.
“Me dorëzimin e kallëzimeve penale i gjithë hetimi shkon në Prokurorinë Publike Themelore. Të gjitha këto detaje po shqyrtohen në Prokurori në bazë të të dhënave të grumbulluara apo që do të grumbullohen nga ana e Prokurorisë. Prandaj nuk do të mundem të ndajë më shumë informata dhe kjo nuk është mirë për hetimin, të cilin nuk mund ta zhvillojmë në media, por, duhet të zhvillohet në prokurorinë publike”, tha Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm. /Alsat.mk