Spasovski: Kontrolli teknik i autobusit është bërë dhe nuk ka parregullsi ose ndonjë vërejte
Ministri i Punëve të Brendshme informon opinionin se mjeti që ka udhëtuar drejt Maqedonisë së Veriut ka kryer kontrollin e duhur, dhe sipas rezultatit për vlera të numëruara nuk ka lëshime ose sugjerime për parregullsi të mjetit dhe nuk ka asnjë lloj vërejtje.
” Kontrolli I fundit është bërë me 05 nëntor 2021 dhe sipas rezultatit për vlerat e numëruara nga ana e personave profesionist për kryerjen e kontrollit Teknik nuk ka lëshime ose sugjerime për parregullsi të mjetit dhe nuk ka asnjë lloj vërejtje dhe vlera e regjistrimit është deri me 30.10.2022″, tha Spasovski.
Ai theksoi se nuk ka ingerenca që të kontrollohen licencat për transferim të autobusëve, këtë e bën dogana, si dhe inspektorati shtetërorë për transport. Sipas evidencës, MPB autobusi në fjalë në vitin 2020 në 22 raste ka realizuar hyrje dhe dalje nga shteti, ndërsa për vitin 2021 ka realizuar 113 kalime në shtetin tonë, dhe ky autobus për herë të parë është regjistruar në Shkup në 15.10.2020 në pronë të” Besa Trans BTB DOOEL”.
Gjithashtu shtoi se autobusi në fjalë është I ndërtuar në vitin 2007, në vitin 2020 kundër Besa Trans janë dorëzuar padi penale për 4 parregullsi.








