Spasovski takon ambasadorin e Kosovës, Gjergj Dedajn

Ministri i Brendshëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spsovski ka realizuar sot një takim pune me ambasadorin e Republikës së Kosovës në vendin tonë, Gjergj Dedaj.
Në takim ambasadori Dedaj ka falënderuar MPB-në për mbështetjen që i jep ambasadës së Kosovës, posaçërisht për elementin humanitar dhe profesional të zyrtarëve policorë. Dedaj me këtë raste ka theksuar bashkëpunimin mes Ministrive të Brendshme të të dyja vendeve e cila do të duhet të thellohet dhe intensifikohet.
Nga ana tjetër ministri Spasovski ka theksuar se prioritet i Qeverisë e me këtë edhe i Ministrisë për Punë të Brendshme janë marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi me vendet fqinje.

LEXO EDHE:

Back to top button