SPB-Tetovë: Arrestohen tre shtetase të Shqipërisë dhe një e Kosovës

Pjesëtaret e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, natën e kaluar (13 tetor) nga mesnata deri më ora 01 e 30 minuta, kanë kryer aksion kontrollues në një objekt hotelierik të vendosur përgjatë magjistrales Gostivar-Tetovë, në pronësi të 46-vjeçarit R.B. nga Gostivari. Gjatë kontrollit , brenda objektit janë hasur 4 shtetase të huaja, nga të cilët 3 nga Republika e Shqipërisë dhe 1 nga Republika e Kosovës, të moshës 19 deri 28 vjeç, të cilat janë privuar nga liria për shkak të abuzimit të lejeqëndrimit dhe të njëjtat janë mbajtur në stacionin policor të Gostivarit për procedura të mëtejshme.

LEXO EDHE:

Back to top button