Spektakël, Xhoshua pranon ftesën e Tajson Fjurit

Ditë më parë, Tajson Fjuri publikoi një video në ‘Tuitter’, ku i bëri thirrje boksierit britanik, Entoni Xhoshua, për një duel ku do të vihej në lojë titulli i kampionit “WBC”.

Thirrjes së Tajson Fjurit i është përgjigjur Xhoshua, duke i thënë se është gati për një duel, si dhe duke i dhënë adresën për të kontaktuar personin kompetent për aranzhimin e meçit.

“Po, pajtohem. Unë nuk bëj bisedat ‘online’, kontakto me 285MGT. Do të jem gati në muajin dhjetor. Khalas”, ishin fjalët e Xhoshuas.

Mbetet të shihet nëse dueli mes Xhoshua-s dhe Tajson Fjuri do të aranzhohet dhe tifozët do të mund të shohin më në fund duelin mes tyre.

LEXO EDHE:

Back to top button