PSZH-Juve: Allegri nuk heq dorë nga 3-5-2, me Milik dhe Vlahoviç

Ndeshja e parë e sezonit në Evropë për Juventusin, e përfshirë në një grup padyshim të komplikuar. “Bardhezinjtë” vizitojnë PSZH-në në Paris, për ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve në sezonin 2022-2023.

Liderët e Ligue 1, sërish në mesin e favoritëve për të fituar Ligën e Kampionëve, pavarësisht vështirësive në Evropë në sezonet e fundit, përballen me një Juventus që nuk ka bindur vitet e fundit as në Serie A, duke u përballur sërish me një kompeticion që nuk e ka fituar për gati 30 vite.

Te PSZH do të jetë treshja e ëndrrave Mesi-Mbape-Nejmar, me trajnerin Galtier që do të mbështetet tek i sapoardhuri Renato Sançes së bashku me Verattin në mesfushë. Edhe kjo falë gjendjes fizike jo optimale të Vitinjas. Prapavija pariziene do të përbëhet nga Nuno Mendes dhe Hakimi, me Kimpembe, Marlinjos dhe Serhio Ramos në qendër, përpara Donarumma-s.

Te Juventusi nuk do të ndryshojë 3-5-2, me sulmuesit e jashtëm që do të jenë Kostiç dhe Kuadrado. Milik do ta nisë si titullar, në mbështetje të Vlahoviçit të rikthyer, i cili u la pushim në Firencë. Rabiot në mesfushë me Mirettin dhe ish-in e sfidës Paredes. Drejt pankinës do të jetë Lokatelli.

Mbrojtja bardhezi do të përbëhet nga Danilo, Bremer dhe Bonuçi, përpara portierit Perin.

Di Maria nuk është thirrur, Pogba sapo i është nënshtruar një operacioni dhe do të kthehet pas dy muajsh.

LEXO EDHE:

Back to top button