Çellsi me ofertë maramendëse për yllin e Milanit

Edhe pse tashmë është mbyllur prej ditësh merkatoje, te skuadra e Çellsit mendojnë për transferimet të cilat nuk u realizuan, ndërsa do të shikohen opsionet e tjera gjatë merkatos së janarit.

“Blutë” e Londrës këmbëngulën për shërbimet e yllit të Milan, por “kuqezinjtë” nuk pranuan të nisnin asnjë negociatë që do të mund të sillte edhe arritjen e ndonjë marrëveshjeje.

Rafael Leao është lojtari kryesor i skuadrës italiane, tek i cili duket se është përqendruar e gjithë skema e lojës së “kuqezinjve” të Stefano Piolit, paraqitjet e të cilit premtojnë shumë. “Rossonerët” thuhet se refuzuan një ofertë prej 100 milionë euro nga skuadra angleze këtë verë për yllin e sulmit.

Megjithatë, “GiveMeSport” ka raportuar se Çellsi do të rikthehet pas disa muajve ta testoj Milanin me një ofertë edhe më të lartë për anësorin këmbëshpejtë. Londinezët pritet të thyejnë rekordin e tyre të transferimeve për të angazhuar Leaon, pasi janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 150 milionë euro për sulmuesin portugez.

LEXO EDHE:

Back to top button