Spinoza – një mjet i inteligjencës artificiale për gazetarët i prezantuar në Paris
Spinoza – një mjet i inteligjencës artificiale për gazetarët i prezantuar në Paris

Një mjet i inteligjencës artificiale (AI) për gazetarët i quajtur Spinoza u zbulua sot në Samitin e AI në Paris.
OJQ-ja ndërkombëtare Reporterët pa Kufi (RSF), me seli në kryeqytetin francez, theksoi se mjeti tregon se “përdorimi i përgjegjshëm i inteligjencës artificiale në redaksi është i mundur” me kusht që gazetarët të përfshihen.
RSF dhe shoqata franceze Aleanca për Media (Apig) filluan së bashku një projekt në nëntor 2023 për të zhvilluar një mjet të tillë.
Të dy organizatat publikuan përfundimet e eksperimentit në një raport pak më shumë se një vit më vonë, dhe mësimi kryesor është se “mjegu i parë i inteligjencës artificiale Spinoza funksionon”.
I fokusuar në çështjet klimatike, prototipi bazohet në një sistem kërkimi dhe sinteze të krijuar për të ndihmuar gazetarët, jo për t’i zëvendësuar ata.
Mjeti u krijua në përputhje me disa parime etike si besueshmëria e informacionit, transparenca e burimeve dhe respektimi i të drejtës së autorit.
Spinoza përmban disa baza të dhënash – më shumë se 28,000 artikuj, rreth 1,000 pjesë të përmbajtjes të ofruara nga Agence France-Presse (një kontribues që nga korriku 2024), të dhëna shkencore dhe ligjore nga organet publike dhe Agjencia e Mjedisit dhe Energjisë.
– Rezultatet janë “një thirrje për të mos lënë zhvillimin e inteligjencës artificiale gjeneruese (krijuesi i përmbajtjes) në duart e lojtarëve teknologjikë, prioritetet ekonomike dhe paragjykimet ideologjike të të cilëve ndryshojnë nga nevojat e medias”, tha Drejtori i Përgjithshëm i RSF-së, Thibaut Brutin.
Kodi për mjetin do të bëhet me burim të hapur në pranverë për të lejuar “gazetarët dhe zhvilluesit të personalizojnë dhe përshtatin mjetin sipas nevojave të tyre”.
Grupi rajonal i gazetarëve Ebra, e përditshmja sportive L’Equipe dhe gazeta Liberation morën pjesë në eksperiment.