Spitalet mund të mbeten pa specialistë

Vjollca Aliti

 Shoqata e mjekëve shqiptarë ngre alarmin se shumë spitale mund të mbesin pa mjekë specialistë, dhe të përjetojnë fatin e repartit të pediatrisë në Ohër, i cili u mbyll si pasojë e mungesës së stafit. Kryetari i kësaj shoqate fajin e sheh te kohëzgjatja e madhe e specializimeve, si dhe keq menaxhimin me kuadrot nga ana e institucioneve shëndetësore të cilët nuk planifikojnë me kohë nevojën e stafit të ri. Nga ana tjetër thotë, se mungesa e kuadrit shpesh lidhet edhe me atë që ministria e Financave nuk jep pëlqime për punësim.

 “Shumë shpejtë pritet edhe në spitale të tjera mungesë e specialistëve të ndryshëm, sepse erdhi në fuqi tani ligji për pensionim nga 67 vjeç kaloi në 64 vjeç vullnetarisht dhe mjekët mund të dalin më herët në pension. 2:50 Arsyeja tjetër është se specializimet në Maqedoni janë të stërzgjatura, këtë gjë e kemi folur edhe në kryesinë e shoqatës dhe me kolegë të tjerë sepse shumë specializime zgjatin pak 5 vjet, shumë pak 4 vjet dhe shumë specializime të ndryshme 6 vjet. Më para këtë titull me 6 vjeç e keni marrë subspecialist”- deklaroi Nevzat Elezi, Shoqata e mjekëve Shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

Nga Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e Tetovës thonë se studentët janë më të interesuar për tu angazhuar në sektorin primar mjekësor. Nga gjashtë drejtimet në këtë Universitet, thonë se ai i përgjithshëm dhe i infermierisë kanë numër më të lartë të studentëve.

 “Numër më të madh ku kanë më tepër interes studentët është program studimor mjekësi e përgjithshme dhe program studentor infermieri.  Arsye për këtë është se kërkesa e tregut është më e lartë si këtu brenda Maqedonisë ashtu dhe jashtë vendit. 3:38 Në mjekësi të përgjithshme gjithsej kemi diku mbi 200 studentë të cilët janë regjistruar në vitin e parë, ndërsa në infermieri kemi mbi 120 studentë të ri. 4:15 ne kemi një numër shumë të vogël të studentëve që për ndonjë arsye shumë të madhe e kanë ndërpre studimet në këto programe studimore. Thuajse 90% e studentëve i kanë mbaruar këto programe studentore”- pohoi Nexhibe Nuhiu, Dekane e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tetovës.

Për momentin në vend ka dy institucione të akredituara për specializime, Universiteti Shën Kirili dhe Metodi në Shkup dhe Universiteti i Shtipit. Universiteti i Tetovës është në tentativë për të hapur disa katedra për mentorim të studentëve për specializim.

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button