Spitali i fëmijëve zhvendoset në strehimore
Gazetar: Melihate Rustemi
Në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës Karkiv, spitali i fëmijëve është zhvendosur në strehimore. Aty janë siguruar vetëm nevojat bazë për kujdesin e fëmijëve të sëmurë, shkruan Alsat.
Së bashku me fëmijët në këto strehimore janë edhe prindërit e tyre. Ata po tentojnë të bëjnë të pamundurën që fëmijët më lehtë ta përballojnë situatën.
“Ne tani jetojmë këtu. Kjo është shtëpia jonë”, tha një prind
Deri mëngjesin e së dielës, trupat ruse ishin në periferi të Kharkivit, një qytet prej 1.4 milionë banorësh, rreth 20 kilometra në jug të kufirit me Rusinë.








