“Stacioni hekurudhor i Shkupit nuk mirëmbahet” – një turist i huaj kritikoi hekurudhat e RMV-së
Një turist i huaj ndau një sërë postimesh në mediat sociale në lidhje me udhëtimin e tij me tren nëpër Maqedoni, në të cilat kritikoi gjendjen e transportit hekurudhor, vonesat dhe infrastrukturën.
Në një nga postimet, turisti shkruan se stacioni i trenit të Shkupit “nuk merr asnjë mirëmbajtje minimale”, duke shtuar se oraret e trenave mezi kanë ndryshuar që nga koha e ish-Jugosllavisë.
“Shërbimi është jashtëzakonisht i pasigurt, me vonesa që kalojnë tre orë,” tha ai.
L’estació de trens d’Skopje 🇲🇰 no rep el més mínim manteniment, igual que la immensa part del seu ferrocarril. Amb uns horaris que no han tocat pràcticament des de l’antiga Iugoslàvia, el servei és completament precari, amb uns temps de viatge que superen les 3 hores de retard pic.twitter.com/fmSK2boEtx
— Pol Bielsa (@Polete124) May 6, 2026
Turisti përshkruan edhe një udhëtim në Gjevgjeli, ku mbërritën me më shumë se dy orë vonesë.
“U nisëm nga Shkupi në kohë, por treni që duhej të merrnim në Veles vonoi 40 minuta, pas së cilës i gjithë orari u ndërpre”, shkruan turisti.








