Stadiumi në Veles nuk ka përfunduar akoma, FFM: Për mirëmbajtjen obligohet komuna

Stadiumi në Veles nuk ka përfunduar akoma, FFM: Për mirëmbajtjen obligohet komuna

Gazetar: Avni Tahiri

Stadiumi ndihmës në Veles, investim i cili sipas Federatës së Futbollit në Maqedoni ka kushtuar plot 400 mijë euro, nuk ka përfunduar. Një inspektim që i bëri televizioni Alsat këtij terreni sportiv duket qartë se nga projekti i paraparë mungojnë shumë detaje. E para që bie në sy është ajo se me datën 2 qershor të vitit 2021 kur terren ishte edhe vetë kreu i federatës Muhamed Sejdini i cili kishte deklaruar investimin prej 400 mijë eurove, Komuna e Velesit njofton për investim në vlerë prej 345 mijë euro.

“Do të riparohet stadiumi ndihmës në Parkun e Qytetit në Veles. Vlera e investimit arrijnë në 21.157.266 denarë”, thonë nga Komuna e Velesit.

Në promovimin e projektit, Sejdini kishte deklaruar se punimet do të kryhen brenda një viti.
Gazetari: Për sa kohë do të kryhen punimet?
“Për një vit”, pati thënë Muhamed Sejdini, Kryetar i FFM-së.

Por në nëntor të vitit 2023, një video amatore e incizuar nga një qytetar dëshmon të kundërtën.
“Rikonstruimi i terrenit ndihmës futbollistik ka filluar më 2 qershor 2021.Deri tani 17.11.2023 nuk ka përfunduar. Investimi është i FFM-së”tha Muhamed Sejdini, Kryetar i FFM-së.

Nga Federata e Futbollit njoftuan se në gusht të vitit 2023 sipas marrëveshjes, ka skaduar obligimi për mirëmbajtjen e terrenit. Në këtë rast kompetencat i kanë kaluar komunës. FFM dërgoi fotografi që sipas tyre datojnë nga muaji gusht. Por fotografitë në shikim të parë duket se datojnë gjatë kohës kur projekti ishte në rrjedhë e sipër. Ndërkohë Komuna e Velesit përgënjeshtron gjithçka që thotë FFM-ja.

“Komuna e Velesit ka formuar komision për të bërë mbikëqyrje bashkërisht më FFM-në dhe kemi dalë në terren ku kemi konstatuar një numër të madh të parregullsive në raport me projektin bazë dhe ndërtimin e tij. Komisioni do të përpilon raport përkatës të cilin do ta dërgon te investitori i cili obligohet t’i mënjanon gabimet. Për këto arsye akoma nuk është bërë pranim-dorëzimi teknik të objektit”, thanë nga Komuna e Velesit.

Kjo lë të kuptohet se sipas komunës, terreni akoma është nën kompetenca të FFM-së.

“Sipas marrëveshjes për bashkëpunim të ndërsjellët dhe përcaktimin e të drejtave dhe obligimeve, Komuna e Velesit obligohet të merr mirëmbajtjen të terrenit atëherë kur do të bëhet pranim-dorëzimi teknik nga ana e FFM-së, gjë që deri tani akoma nuk është bërë. Nga kjo buron fakti se deri atëherë për mirëmbajtjen e terrenit obligohet FFM-ja”, theksojnë nga komuna e Velesit.

Kompania që ka kryer punimet është “Delta Prom”, subjekt jo pak i njohur për kryerje të punimeve në territorin e Velesit dhe komunave rurale përreth. Marrëveshja me të është nënshkruar në maj të vitit 2021. Derisa FFM-ja thotë se nuk ka përgjegjësi për terrenin ndihmës, mbetet e paqartë nëse vërtetë 400 mijë eurot të cilat Sejdini kishte deklaruar se i ka destinuar për këtë stadium, janë pikërisht në këtë projekt. Si është e mundur që projekti i UEFA-s “Hat-Trick 3” të përfundoj në këtë derexhe dhe mbi të gjitha të mos jetë funksional dhe i përdorshëm./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button