“Starliner” kthehet bosh/ Kapsula e Boeing nuk ka siguri, astronautët do kthehen me Space X
“Starliner” kthehet bosh/ Kapsula e Boeing nuk ka siguri, astronautët do kthehen me Space X
Pas muajsh trazirash për sigurinë e saj, kapsula e re e astronautëve të Boeing u nis nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor dhe u kthye në Tokë, pa 2 astronautët.
Ekuipazhi i NASA-s qëndroi prapa në stacionin hapësinor – shtëpia e tyre deri vitin e ardhshëm – ndërsa kapsula Starliner bëri uljen e saj pas 6 orësh në shkretëtirën e New Mexico.
Reputacioni i Boeing pësoi një goditje të fortë në qershor motori dhe panelët diellore e kapsulës pësuan defekte gjatë fluturimit të tij të parë me njerëz.
Pavarësisht përpjekjeve të prodhuesit për të bindur NASA-n për sigurinë e anijes së saj, agjencia hapësinore vendosi të rikthejë 2 astronautët me rivalin e Boeing, SpaceX, dhe anijen e saj kozmike Crew Dragon.
Dy astronautët, të cilët nuk do të kthehen deri vitin e ardhshëm, do të kalojnë më shumë se tetë muaj në hapësirë, ndërsa plani fillestar ishte për një mision tetë-ditor.
Gjatë fluturimit të kthimit ekipet tokësore monitoruan performancën e Starliner nga të gjitha anët, veçanërisht motorët e tij të cilët kishin pasur probleme.
Dhjetë vjet më parë, NASA urdhëroi Boeing dhe SpaceX një anije të re kozmike secila për të transportuar astronautët në hapësirë. Por kompania e Elon Musk ishte përpara Boeing me një diferencë të madhe dhe për katër vjet ajo ka mbuluar e vetme rolin e “taksisë” hapësinore amerikane.