Start fantastik për Milanin, në 10 javët e para në Seria A

Fitorja e tretë radhazi në kampionat, e teta në dhjetë ndeshje. Numrat e Milanit fillojnë të trembin konkurrentët e drejtpërdrejtë, të ndarë nga pesë pikë (Interi) dhe gjashtë pikë (Juventusi e Napoli). Fitorja 2-1 ndaj Sampdoria vërteton momentin magjik, që po përjetojnë djemtë e Stefano Pioli, gjithashtu të kualifikuar për në 1/16 finale të Ligës Europa.

Me 26 pikë nga 30 në dispozicion, një rekord i frikshëm, që kujton një futboll të së kaluarës. Vetëm në sezonin 1954-1955, kuqezinjtë arritën të bënin më mirë në këtë pikë të kampionatit. Asokohe kishin nëntë fitore, plus një barazim në derbi, dhe në fund erdhi kënaqësia e fitimit të titullit të pestë.

LEXO EDHE:

Back to top button