Steven Seagal feston ditëlindjen në Moskë

Steven Seagal feston ditëlindjen në Moskë

Aktori i njohur i filmave aksion Steven Seagal është filmuar fundjavën që lamë pas derisa festonte ditëlindjen e tij të 70 në Moskë, në mes të disa prej njerëzve më të afërt të presidentit Vladimir Putin.

Në një video të shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, ish-aktori i Hollywood shfaqet mes disa prej krerëve të elitës ruse, pjesa më e madhe e të cilëve është goditur nga sanksionet e Perëndimit për shkak të luftës në Ukrainë.

Mes të ftuarve ishin dhe prezantuesi Vladimir Soloviev që akuzoi Britaninë se orkestroi masakrën në Bucha, si dhe redaktorja e Russia Today, Margarita Simonyan.

I veshur me një këmishë të zezë dhe syze të verdha, Steven Seagal dëgjohet tek iu thotë të pranishmëve se janë të gjithë familja dhe miqtë e tij dhe se do të qëndrojë përkrah tyre në çdo moment.

Si një mik i vjetër i Vladimir Putin, aktorit amerikan iu dha një pasaportë ruse në vitin 2016, pasi kishte shprehur mbështetjen e tij për aneksimin e Krimesë dy vjet më parë, dhe u emërua i dërguari special i Rusisë në SHBA në 2018.

LEXO EDHE:

Back to top button