Stojanovski: Buxheti 2023 nuk iu përgjigjet nevojave të qytetarëve

Stojanovski: Buxheti 2023 nuk iu përgjigjet nevojave të qytetarëve

Për deputetin e VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanovski buxheti për vitin 2023 nuk jep sqarim se për çka konkretisht  janë paraparë 800 milionë euro në shkallën buxhetore  për investime kapitale. Sipas tij, propozim/buxheti si i tillë nuk i përgjigjet nevojave të qytetarëve.

“Kemi buxhet në të cilin nuk pash se cila autostradë do të filloj, cili spital do të ndërtohet, a do të ndërtohet Qendra e re spitalore, a do të ndërtohet Qyteti i ri i studentëve, sa shkolla të reja do të ndërtojmë, sa salla sporti, sa shkolla të mesme? Diçka të këtillë në këtë propozim/buxhet nuk do të gjeni. Kështu që ky buxhet në këtë formë nuk i jep përgjigjet e përditshmërisë maqedonase”, tha Stojanovski. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button