Stojkovski: Procedurat për kundërvajtje mbeten nëpër labirintet e Gjykatave

Stojkovski: Procedurat për kundërvajtje mbeten nëpër labirintet e Gjykatave

Procedurat e sanksioneve për kundërvajtje të iniciuara nga Inspektorati i Mjedisit vazhdojnë të mbeten nëpër labirintet e Gjykatave. Drejtori i Inspektoratit, Sreten Stojkovski, tha se në tremujorin e parë të këtij viti janë kryer 738 mbikëqyrje, gjatë të cilave janë shqiptuar sanksione për kundërvajtje në vlerë prej mbi 300 mijë euro. Por, për shkak të mosmarrëveshjeve me kompanitë, disa nga to janë dërguar në gjykatë.

“Prej këtyre sanksioneve për kundërvajtje, duhet të grumbullohen mbi 300 mijë euro, edhe atë 180 mijë euro për çimentoren Usje, 110 mijë euro për Papermill, 10 mijë euro për fabrikën e marijuanës në Vevçan. Më pas urdhërpagesa me shlyerje për persona fizik, për mbeturina. Veçanërisht rastin me ndotjen e ajrit nga Çimentorja Usje, procedura u zbatua në Ministrinë e Mjedisit Jetësor, për fat të keq kishim marrëveshje të pasuksesshme dhe po vijon procedura ligjore për rastin. Poashtu edhe me Paper Mill Koçan kishim marrëveshje të pasuksesshme për shkeljen që e kanë bërë dhe procedura është në gjykatë”, tha Sreten Stojkovski, Drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button