Stoltenberg: Agresioni në Ukrainë të mos përsëritet

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i bëri thirrje rusisë të mos përsërisë agresionin rus në Ukrainë, ose, në të kundërt, Rusia do të përballet me pasoja. Në kuadër të Samitit të NATO-s në Riga të Letonisë, vendet anëtare të NATO-s do të bisedojnë për sigurinë, në veçanti për situatën në Ukrainë dhe vendet në kufi me Bjellorusinë.

 “Rusia do të paguaj një çmim të lartë nëse edhe një herë përdorin forcë kundër popullit të pavarur dhe sovran të Ukrainës. Ne e kemi dëshmuar aftësinë tonë për të vendosur çmim me veprime ekonomike dhe politike dhe po ashtu gjatë viteve, duke rritur prezencën ushtarake në këtë rajon për të qenë të sigurt se të gjithë aleatët tanë janë të pavarur dhe të mbrojtur nga agresioni rus.”- deklaroi Jens Stoltenberg, sekretar i përgjithshëm i NATO-s.

LEXO EDHE:

Back to top button